Vllaznia ka konfirmuar ditën e sotme dy largime. Pas mesfushorit Arsid Kruja, mbrojtësi Darko Bulatoviç i ka dhënë lamtumirë shkodranëve. Malazezi në këtë sezon ka zhvilluar me Vllazninë 23 ndeshje, duke qenë një lojtar kryesorë në repartin e mbrojtjes së shkodranëve.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kuqeblutë falnderojnë mbrojtësin malazez duke i uruar atij suksese në karrierë.
“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Darko Bulatoviç. Klubi e falenderon për gjithçka ka dhënë për skuadrën tonë gjatë këtyre dy viteve, shoqëruar edhe me fitimin e një trofeu të Kupës së Shqipërisë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!
Thank you Darko!”