Letoni-Shqipëri, gati për start. Ishte në dyshim, por Silvinjo i beson përsëri Manajt. Marash Kumbulla, nga minuta e parë në mbrojtje

Shqipëria, gati për ndeshjen e katërt kualifikuese, në Riga përballë Letonisë. Trajneri Silvinjo ka bërë të ditur dhe 11-shen që do të zbresë në fushën e lojës që nga minuta e parë. Në krahasim me ndeshjen me Seribë, trajneri kuqezi nuk ka ndryshuar asgjë në sulm dhe mbrojtje, mbeten të njëjtët, ndërsa është detyruar të ndryshojë repartin e mbrojtjes.

Nga ndeshja e kaluar në formacion mbetet vetëm Mitaj, ndërsa do të shikojmë dhe Kumbullën, Ismajlin dhe Balliun.

Kumbulla dhe Ismajli në vend të Gjimshitit dhe Ajetit ishte një lëvizje e detyruar, ndërsa Balliu në vend të Hysajt duket një lëvizje taktike.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu