Monday, September 16, 2024

Lezhë-Formohet Akademia e Futbollit Lissus, me drejtues trajnerin e njohur lezhjan, Klajti Reçi

Lexo

Një lajm i mirë për futbollin lezhjan vjen këtë mbrëmje të 8 gushtit 2024. Bëhet fjalë për formimin e një Akademie të re futbolli, e cila do të jetë tërësisht në shërbim të futbollit të moshave të kategorisë U5-U7-U9-U11-U13. Lajmin e bën të ditur vetë iniciatori i formimit dhe drejtuesi i kësaj Akademie, trajneri i njohur i futbollit lezhjan, Klajti Reçi, me një përvojë të pasur dhe të suksesshme në drejtimin e ekipeve të moshave me ekipet e qytetit të Lezhës dhe të Shënkollit, por edhe me kombëtaren e moshave.

“Pas shum vitesh eksperience sot dua te ndaj me ju formimin e Akademis te futbollit Lissus,Ndoshta nuk erdhi ne momentin me te mire te jetes time por ndonjeher gjerat kshu vijn dhe sna mbetet gje tjeter pervec se ti pranojme ato.

Gjat gjith kesaj rruge si trajner futbolli kam pasur dy parime,ndershmerin dhe pasionin dhe kto dyja qe jo pak me kan sjell problem por ja kam dal ti mbaj ne kembe.

Dhe qellimet e mija jan qe femijeve tju krijojme nje ambjent i cili i ben te lumtur.

Ne nuk krijojme futbolliste,por ne edukojme dhe ju tregojme se cila eshte disiplina,dhe kto dyja jan rruga e vetme e cila ju krijon endrrat femijeve qe te behen futbollista,dhe femijet kur besojne te endrrat,shum prej tyre i realizojne ato.

Moshat qe ne kemi jan U5-U7-U9-U11-U13 vjec.

Per ta mbyllur dua te falenderoj cdo prind qe me besuan femijet ne kto vite,dhe cdo njeri qe dhe me nje fjal me ndihmoj per hapjen e kesaj akademie,dhe ne fund familjen time qe jo pak e kam lodhur me futboll por qe besojn akoma te une Futbolli .”, shkruan në postimin e tij, trajneri dhe drejtuesi i Akademisë së Futbollit Lissus-Lezhë, Klajti Reçi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img