Monday, January 13, 2025

Licencimi i klubeve/ FSHF, takime dypalëshe me ekipet e kryeqytetit

Lexo

Procesi i licensimit të klubeve për sezonin 2025-2026 ka nisur që prej muajit dhjetor. Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën e Futbollit ka zhvilluar takimet e para me përfaqësuesit e klubeve aplikante, teksa në ditët e ardhshme do të nisin takimet dypalëshe.

Përfaqësues të FSHF-së do të zhvillojnë takime me klubet e kryeqytetit: KF Tirana, FK Partizani dhe Dinamo City.

Këto takime konsiderohen si mjaft të rëndësishme për të ndërgjegjësuar klubet për këtë proces shumë të rëndësishëm dhe për t’i asistuar në plotësimin e dokumentacionit për të përfituar licencën për sezonin 2025-2026.

Sipas afateve të përcaktuara nga FSHF dhe UEFA, procesi përfundon më 31 mars 2025. Gjatë kësaj periudhe, klubet aplikante duhet të dorëzojnë në Departamentin e Licencimit të FSHF-së dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur gjashtë kriteret: sportiv, përgjegjësia sociale dhe mbrojtja e mjedisit, infrastruktura, administrata dhe personeli, ligjor dhe financiar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img