Friday, November 22, 2024

Licencohen trajnerët me UEFA A. FSHF përmbyll me sukses edicionin e 18-të. Në listë, edhe Gilman Lika dhe Klazër Shkëmbi nga Shkodra

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit ka përfunduar me sukses edicionin e 18-të të kursit për licencimin e trajnerëve të rinj të nivelit UEFA A, që është niveli i dytë për nga rëndësia pas licencës UEFA PRO. Ky kurs që nisi në muajin janar, duke zgjatur kështu për gjashtë muaj, i dha mundësinë të gjithë trajnerëve të regjistruar të ndjekin dhe të mësojnë nga një kurrikul të mirëpunuar nga FSHF-ja dhe UEFA.

Kursi për licencimin e trajnerëve për nivelin A është mjaft i rëndësishëm, pasi është një licencë që e zotërojnë të gjithë zëvendës-trajnerët e Superiores, teksa është e detyrueshme për të gjithë trajnerët e ekipeve të para dhe skuadrave U-21, U-19, e kështu me radhë në futbollin profesionist. Në këtë edicion u aplikua një formë tjetër e dhënies së kursit, ashtu sikurse edhe edicionin e kaluar, ku sipas udhëzimeve të UEFA-s, trajnerët ndoqën leksionet jo në një bllok prej 7 javësh, duke u larguar nga skuadrat e tyre, por ndoqën kursin në harkun kohor të gjashtë muajve në periudha të ndryshme, 7-10 ditëshe për t’i implementuar njohuritë e marra në skuadrat e tyre.

Ditën e sotme u zhvillua edhe ceremonia e shpërndarjes së diplomave për pjesëmarrësit në ambientet e Shtëpisë së Futbollit teksa të pranishëm ishin edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Abdyl Kuriu, si edhe dy drejtuesit e Sektorit të Edukimit në FSHF, Astrit Maçi dhe Alban Tafaj.

“Ju uroj suksese sepse jemi në një kohë që po bëjmë reforma strukturore në Federatë dhe futbolli shqiptar ka nevojë për trajnerë të licencuar dhe të kualifikuar. Ky është një hap shumë i rëndësishëm nga ana juaj ndaj ju uroj sa më shumë suksese në punën tuaj!” – tha Kuriu në fjalën e tij.

Më tej, të gjithë pjesëmarrësit që ishin pjesë e këtij kursi dhe kaluan me sukses provimin përfundimtar u pajisën me diplomat e nivelit A, ku morën pjesë edhe emra të njohur si Migjen Basha, ish-futbollist i ekipit Kombëtar A, Aurora Seranaj, ish-futbolliste e ekipit kombëtar A etj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img