Egnatia fiton me përmbysje ndaj Teutës 4-2. Rrogozhinasit 2 pikë larg Vllaznisë, të cilën e presin në fundjavë në Arena Egnatia”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia triumfoi 4-2 ndaj Teutës, në ndeshjen e javës së 27-të në Kategorinë Superiore.

Një përballje spektakolare në Rrogozhinë,ku festa në fund ishte për vendasit.

Miqtë e nisën mirë ndeshjen dhe gjetën avantazhin në minutën e 25-të me Zhongon.

Megjithatë, Egnatia përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë.

Albanese barazoi në minutën e 40-të pas një gafe te portierit Selmani,ndërsa Adjesa shënoi të dytin në minutën e tretë shtesë.

Në fraksionin e dytë Teuta riktheu baraspeshën me Maçollin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 54-të.

Durrsakët mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 79-të pas kartonit të kuq për Kotobellin.

Vetëm një minutë më vonë Buric riktheu avantazhin për vendasit,teksa ndeshjen e vulosi Fernando i cili shënoi të katërtin në minutën e 93-të.

Me këtë sukses Egnatia mban vendin e tretë me 49 pikë po aq sa Elbasani i vendit të dytë dhe dy pikë më pak se Vllaznia kryesuese,me të cilën përballet javën e ardhshme,ndërsa Teuta renditet në vendin e gjashtë me 34 pikë të grumbulluara.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – Vllaznia B e nis me fitore sezonin e ri në Kategorinë e Dytë....

Vllaznia B-Tërbuni 1-0(Shënues:Tourai 36') Vllaznia B:Bunjaj,Pepnikaj,Papaj,Allele,Kubazi(Hajdari 65’),Spahija,Zaganjori(Hagrepi 90’),Turai,Zekaj,Aina,Halili(Hotaj 57’) Trajner:Brikeno Bizi Tërbuni:Marku,Dragoj,Zere,Andoni,Hyzellari(Dismei 63’),Petritaj(Kalemi 58’),Hidri(Lleshi 72’),Longcat,Feza(Torollari 72’),Sundai,Xhani Trajner:Xhynejt Çutra Gjyqtarë:Besnard Kaimi,Enes Ahmeti,Ilir Cani,Kejsi...
- Advertisement -spot_img