Wednesday, December 10, 2025

Liga e Kampioneve- Fitojnë Barcelona, Atletico Madrid, Tottenham dhe Atalanta

Lexo

- Reklamë -spot_img

Barcelona ka arritur të sigurojë një fitore me përmbysje përballë gjermanëve të Eintracht në “Camp Nou” në raundin e 6-të të fazës së grupit në Ligën e Kampioneve.

Knauff kaloi gjermanët në epërsi, por Barcelona u përgjigj në minutën e 50-të, kur Kounde dirmosi për 1-1. Tre minuta më vonë, mbrojtësi i djathtë shënoipërsëri duke i dhënë skuadrës së tij fitoren 2-1. Kështu, Barcelona rigjen rrugën e fitores dhe ngjitet në 10 pikë, ndërsa Frankfurti mbetet me 4.

Fitore dhe për Atletico Madrid(3-2 ndaj PSV), ashtu si edhe Tottenham (3-0 ndaj Slavia Prague). Me fitore e mbyllën mbrëmjen dhe Monacon (1-0 ndaj Galatasaray), Marseille (3-2 ndaj Union SG).

Fitore e madhe për Atalantën, 2-1 përballë anglezëve të Chelsea. Joao Pedro zhbllokoi sfidën ​​për Blues në minutën e 25-të, por Scamacca barazoi rezultatin në minutën e 55-të dhe De Ketelaere i dha ekipit të Bergamos tre pikët në minutën e 83-të.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img