Wednesday, November 27, 2024

Liga e Kampioneve-Inter dhe Bayern mundin respektivisht Salzburgun dhe Gallatasarajn dhe kryesojnë grupet e tyre

Lexo

Zikaltërit triumfuan falë golit të Sanchez dhe penalltisë së Calhanoglu. Në Turqi vendosin Coman, Kane dhe Musiala: barazimi i momentit nga Icardi ishte i kotë

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, është rikthyer të martën në mbrëmje me takimet e 3-ta të fazës së grupeve, që vijojnë edhe të mërkurën në mbrëmje. Dy prej këtyre takimeve kanë nisur të luhen më herët të martën dhe, në “San Siro”, Interi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale ndaj austriakëve të Salzburgut. Goli i Aleksis Sançezit në minutën e 19-të i ka kaluar në epërsi vendasit, dhe, ndonëse miqtë do të barazojnë shifrat në minutën e 57-të, me anë Gloukhut, Interi do të rikthehet në epërsi 7 minuta më pas, pasi Hakan Çalhanollu do të tregohet i saktë nga pika e bardhë, ndërsa 8 minuta para fundit, Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), do t’i anulojë Lautaro Martinezit një gol. Interi fiton sidoqoftë 2-1 ndaj Salcburgut, duke marrë kreun e renditjes së grupit D.

Ndërkaq, takimi tjetër që ka nisur më herët, që është e vlefshme për grupin A, ka parë Gallatasarajin dhe Bajernin e Mynihut ta mbyllin në barazim 1-1 fraksionin e parë të lojës. Bavarezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 8-të me anë të Komanit, por turqit barazuan pas një gjysmë ore lojë me anë të një 11-metërshi të saktë të Ikardit.

Por bavarezët do të kalojnë sërish në epërsi, duke vijuar ta vulosin madje fitoren me dy gola të shënuar brenda 6 minutash, fillimisht me Herri Kejnin që realizon për 2-1 në të 73-të dhe me Xhamal Musialan që fikson rezultatin e takimit në 3-1 për Bajernin e Mynihut. Gjermanët kryesojnë renditjen me pikë të plota, 9, pas 3 ndeshjeve të para, ndërsa turqit e Gallatasarajit mbeten në kuotën e 4 pikëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img