Sunday, January 18, 2026

Liga e Kampioneve-Raundi i dytë/PSG shtang Barçën, fitojnë dhe Dortmund, Napoli e Arsenal

Lexo

- Reklamë -spot_img

Raundi i dytë i ndeshjeve të fazës në grup në Ligën e Kampioneve solli disa ndeshje të shkëlqyera dhe surpriza në rezultate. Kampionët në fuqi të Evropës, PSG, mundën Barcelonën 2-1 në minutën e 90-të falë një goli të Gonçalo Ramos. Kaalanasit kaluan të parë në avantazh me anë të Torres, ndërsa barazpesha u vendos nga Mayulu. Ramos mendoi për trepikëshin e skuadrës së Luis Enrique.

City i Guardiolës u ndal në një barazim 2-2 me Monacon. Arsenali dhe Dortmundi bënë një paraqitje të mirë, duke mposhtur përkatësisht Olympiacos (2-0) dhe Athletic Bilbao (4-1). Leverkusen dhe PSV barazuan 1-1, ndërsa Neëcastle dhe Qarabag mposhtën St. Gilloise (4-0) dhe Copenhagen (2-0).

Napoli mposhti Sportingun me rezultatin 2-1 për të fituar tri pikët e para në Evropë këtë sezon, ndërsa Juventusi u ndal në një barazim 2-2 në fushën e Villarreal. Për bardhezinjtë ky është barazimi i dytë radhazi në Ligën e Kampioneve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img