Friday, November 22, 2024

Liga e Kombeve-Italia, nuk mban avantazhin 2-0. E dëmton e kuqja e Pellegrinit, barazohet nga Belgjika, 2-2

Lexo

Të besuarit e Spallettit arritën një avantazh të dyfishtë, por mbetën me një lojtar më pak dhe u barazuan nga De Cuyper dhe Trossard.

Në ndeshjen e tretë të Grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve, Italia barazoi 2-2 me Belgjikën dhe mbetet në krye të grupit me shtatë pikë. Garë e dyanshme për italianët. Në pjesën e parë, djemtë e Spalletti-t e nisën fuqishëm dhe kaluan në avantazh me dy gola, me Cambiaso (2′) dhe Retegui (24′).

Më pas, Pellegrini (41′) u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Theate dhe belgët e mbyllën diferencën me De Cuyper (42′). Gol që ndryshoi dhe rihapi ndeshjen. Madje, në epërsi numerike, në pjesën e dytë, të besuarit e Tedesco-s shtuan presionin, shtynë dhe barazuan rezultatin falë Trossard (61′).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img