Sunday, November 24, 2024

Liga e Kombeve-Italia përmbys Francën, e nis me tri pikë

Lexo

Pas golit të rrufeshëm të Barcola-s, Dimarco dhe Frattesi përmbysën sfidën, para se Raspadorit të firmoste për 3-1

Italia përmbys Francën për një fitore 3-1, duke marrë tri pikët e para në Ligën e Kombeve dhe duke nisur në mënyrën më të mirë rrugëtimin e gjatë. Fillimi ishte një tronditje për të kaltërit. Të besuarit e Spaletit mbetën prapa vetëm pas katërmbëdhjetë sekondash, duke e bërë atë golin më të shpejtë të pësuar ndonjëherë.

Gjithçka rrjedh nga një gabim i bujshëm i Giovanni Di Lorenzo, i cili i dha mundësinë Bradley Barcola-s të shënojë në portën e Donnarumma-s, 1-0.

Italia zgjohet në gjysmë të pjesës së parë. Goditi traversën me Cambiaso dhe në të njëjtin aksion Frattesi humbi mundësinë e barazimit. Një gol që është në ajër, duke marrë parasysh reagimin, dhe vjen në minutën e 31-të: një-dy mes Dimarco dhe Tonalit, me ish-lojtarin e Milanit që shërben për eurogolin e interistit.

Në pjesën e dytë është Frattesi 51’ që kompleton përmbysjen, Raspadori 73’ firmos për rezultatin përfundimtarë 3-1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img