Friday, October 18, 2024

Liga e Kombeve. Pas pak, Gjeorgji-Shqipëri, Trajnerët Silvinjo dhe Sanjol zyrtarizojnë formacionet. Kapiteni Hysaj dhe Kumbulla e nisin nga stoli

Lexo

Ndeshja e katërt në Ligën e Kombeve, luhet në në stadiumin “Mikheil Meskhi”, në orën 18:00.

Shqipëria është gati për ndeshjen e radhës, e katërta, në Ligën e Kombeve, përballë është Gjeorgjia. Luhet në stadiumin “Mikheil Meskhi”, në orën 18:00. Trajnerët e skuadrave respektive, Sagnol dhe Sylvinho kanë zbardhur dhe formacionet që do të startojnë që nga minuta e parë. Silvinjo, në krahasim me ndeshjen e fundit, vjen me tre ndryshime. Në mbrojtje, Hysaj dhe Kumbulla janë ulur në stol, në vendin e tyre janë Ajeti dhe Balliu. Në sulm do të jetë Tuci, Daku ulet në stol.

Formacionet

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lokoshvili, Kiteishvili, Zivzivadze, Davitashvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze. Trajner: Sanjol

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci. Trajner: Silvinjo

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img