Tuesday, November 26, 2024

Liga e Kombeve-Shanset e Shqipërisë për kokën e grupit B2

Lexo

Liga e Kombeve luan këtë fund muaji dy ndeshjet e fundit në grupe. Në grupin e dytë tyë Ligës B të 180 minutat e fundit më 24 dhe 27 shtator 2022 pritet të jenë përcaktuese për të vendosur fatin e skuadrës së kualifikohet. Në fakt, gjërat në këtë grup u duk se thjeshtuan me përjashtimin e skuadrës së 4-të të tij, Rusisë, që ka mbetur jashtë futbollit evropian dhe atij botëror për shkak të konfliktit të armatosur me Ukrainën. Por, në të vërtetë, gjithçka u ndërlikua për 3 skuadrat e mbetura, Shqipërinë, Izraelin dhe Islandën, për të cilat hapësira për të gabuar u ngushtua ndjeshëm.

Dhe, në prag të ndeshjeve të fundit, Izraeli mban vendin e parë të renditjes, me 5 pikë të marra në 3 ndeshje, dy më tepër sesa Islanda, që ka luajtur gjithashtu 3 ndeshje, ndërsa Shqipëria mban vendin e 3-të dhe, praktikisht të fundit, me 1 pikë, por ka luajtur një ndeshje më pak se dy skuadrat e tjera të grupit. Për kuqezinjtë e trajnerit Edoardo Reja, sikundër e ka theksuar edhe ai vetë, gjithçka zgjidhet duke i fituar të dy takimet e mbetura.

Kjo do ta çonte Shqipërinë në krye të renditjes dhe një nivel më lart, në Ligën A të Ligës së Kombeve të Evropës sezonin e ardhshëm, por do t’i siguronte asaj mundësinë për të marrë pjesë në fazën e “play-off”-eve për një vend në Evropianin e vitit 2024. Ndërkaq, një barazim të shtunën në Tel Aviv do t’i nxirrte kuqezinjtë nga loja për kreun, duke lënë izraelitët si favoritë për kualifikimin, ndonëse islandezët do ta kishin vetë fatin në dorë, pasi një fitore me dy gola epërsi në Tiranë do t’i ngjiste nordikët në vendin e parë.

Kombëtarja kuqezi duhet të fitojë me dy gola epërsi ndaj Izraelit për të shpresuar për vendin e parë, sepse kjo do t’i jepte mundësi të pranonte edhe një barazim të martën në Tiranë përballë islandezëve, falë bilancit të drejtpërdrejtë dhe golaverazhit. Sa u përket nordikëve, ata i kanë sytë dhe veshët tek ndeshja e së shtunës midis Izraelit dhe Shqipërisë, që do të vendosë shumëçka sa u përket fateve të grupit.

Një fitore e vendasve mbyll çdo diskutim sa i përket vendit të parë, barazimi e zhvendos çështjen në një duel në distancë midis Izraelit dhe Islandës, ndërsa një fitore e Shqipërisë e anon peshoren tek dueli i së martës me Islandën. E vetmja gjë për të cilën 3 skuadrat mund të marrin frymë lirisht është se asnjëra prej tyre nuk do të zbresë një nivel më poshtë, pra, në Ligën C të Ligës së Kombeve, pasi është Rusia që ka rënë automatikisht, për shkak të ndëshkimit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img