Friday, April 26, 2024

Superkupa Mbarëkombëtare e basketbollit meshkuj do të luhet në Mitrovicë

Lexo

Ndeshjet e Superkupës Mbarëkombëtare.do të luhen në Mitrovicës. Ky është vendimi më i fundit i marrë në një takim të zhvilluar ndërmjet Ligës Unike dhe KB Trepçës për organizimin ekëtij eventi.

Sipas nënshkrimit zyrtarisht të marrëveshjes në fjalë, kjo ngjarje e rëndësishme sportive do të mbahet më 5-6 tetor në palestrën ‘Minatori’ të Mitrovicës, ku do të marrin pjesë kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli, fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, kampionia e Shqipërisë, Teuta e Durrësit dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, Tirana.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar Elvira Dushku, anëtare e Bordit Drejtuesit të Ligës Unike dhe Përfaqësuesi i KB Trepçës, Edin Vërbiqi.

Dushku është shprehur se pret spektakël të basketbollit për dy ditë me radhë në Mitrovicë. “Në Superkupën Mbarëkombëtare marrin pjesë katër skuadra shumë të mira dhe presim spektakël të basketbollit për dy ditë me radhë, jo vetëm sa i përket ndeshjeve, por edhe organizimit. Besoj se do të jetë një organizim madhështor, që nuk e kemi parë deri më tani. Stafi i Ligës Unike dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës do të ndihmoj që ky event të kalojë në nivelin më të lartë dhe të jetë shembull për organizimet e ardhshme”, është shprehur Dushku për faqen zyrtare të Ligës Unike.

Në anën tjetër, Vërbiqi ka folur për organizimin që do të jetë në Mitrovicë. “Për ne është krenari që Superkupa Mbarëkombëtare do të organizohet në qytetin tonë. Interesimi është shumë i madh, andaj presim që palestra të jetë e mbushur për dy ditë. Jemi të nderuar që organizojmë Superkupën, ku marrin pjesë fituesit e trofeve të Kosovës dhe Shqipërisë. Do të mundohemi ta organizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa detajet tjera do t’i shpalosim më vonë”, ka thënë përfaqësuesi i Trepçës.

Superkupën Mbarëkombëtare edicionin e kaluar e kishte fituar Golden Eagle Ylli

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img