Sunday, September 8, 2024

Liga e Konferencës- Podgorica-Laçi 1 me 0. Kurbinasit pësojnë gol me penallti, Mazrekaj humbet penallti në shtesë

Lexo

Kurbinasit janë mundur 1-0 nga Podgorica, gol i Vujoviç në minutën e 57-të me penallti

Laçi i pafat, humbet ndeshjen e parë me Podgoricën në Ligën e Konferencës. Të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro kanë pësuar një gol me 11-metërsh, kanë shënuar në minutën e 90-të që është anulluar për pozicion jashtë loje si dhe kanë humbur një 11-metërsh me protagonist Mazrekajn në minutën e 95-të. Një dramë e vërtetë për kurbinasit, që gjithsesi kanë në dorë ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Minuta e 57-të e takimit ka rezultuar vendimtare në këtë sfidë, ndërsa portieri Sherri ka bërë një ndërhyrje të gabuar në dëm të Jovanovic. Vujoviç ka marrë përsipër ekzekutimin nga pika e bardhë dhe nuk ka gabuar, 1-0. Edhe pas golit të shënuar, malazezët shfaqen rrezikshëm në kërkim të dyfishimit të rezultatit.

Gjithsesi, janë kurbinasit që arrijnë të gjejnë golin në fundin e kohës së rregullt, minuta e 90-të, me anë të Roganoviç, por që është anulluar për një pozicion jashtë loje. Por nuk mbaron këtu, pasi kurbinasit arrijnë të fitojnë një 11-metërsh në minutën e 94-ët. Një goditje këndi e ekzekutuar nga Mazrekaj ka sjellë dhe një prekje të topit me dorë nga Suzuki dhe gjyqtari nuk ka dyshime: 11-metërsh. Mazrekaj ekzekuton nga pika e bardhë, por portieri Ivezic i ka thënë jo.

Mbyllet 1-0 për skuadrën e Podgoricës, në pritje të ndeshjes së kthimit e cila do të luhet në datën 15 korrik në “Elbasan Arena”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img