Saturday, July 27, 2024

Liga e Kampioneve/ Shkëndija e Tetovës mundet në shtëpi nga sllovenët e FC Mura 0 me 1

Lexo

Një fotokopje e ndeshjes së Laçit që u mund në transferten e Podgoricës 1-0 me një penallti të pësuar dhe një penallti të humbur në kohën shtesë, ishte në një farë mënyre edhe skuadra tjetër shqiptare, Shkëndija e Tetovës. Skuadra tetovare e drejtuar nga Ernest Gjoka dominoi në lojë, por… humbi një 11-metërsh dhe pësoi gol po me 11-metërsh

Shkëndija e Tetovës është mundur 1-0 në shtëpi, në ndeshjen e parë kundër sllovenëve të Mura, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Formacioni i trajnerit, Ernest Gjoka ka dominuar në çdo drejtim në fushën e lojës, por është goditur nga një penallti në minutën e 28-të, ekzekutuar saktësisht nga Bobicanec. Volumi i lojës zhvilluar nga tetovarët është shpërblyer me një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë.

Kur të gjithë prisnin golin e barazimit, Ibraimi ka bërë më të vështirën duke goditur jashtë. Edhe në pjesën e dytë, të besuarit e trajnerit Gjoka kanë provuar me të gjitha mënyrat, duke qënë dominues në fushën e lojës, por nuk ia kanë dalë mbanë që të gjejnë rrugën e rrjetës. Është mbyllur 1-0 për kampionen e Sllovenisë, që shkon e qetë në ndeshjen e kthimit në shtëpi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img