Tre skuadra shqiptare do të jenë në fushë këtë mesjavë në kuadrin e ndeshjeve të Konferencë League. Ndeshjet e tyre fillojnë të martën me Tiranën, e cila pas eleminumit në Ligën e Kampioneve vijon konkurimin tashmë në kompeticionin tjetër europian, për të vijuar më pas me Laçin dhe Vllazninë që luajnë në turin e dytë të Konferencë League.
Bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi janë përballë modestëve të Dudelonzhit nga Luksemburgu, do të kërkojë të rregullojë diçka përballë boshnjakëve të Zrinjskit të Mostarit. Edhe kjo e fundit, ashtu sikundër 26 herë “kampionia” e Shqipërisë, kërkon ngushëllim pas eliminimit gjithashtu nga turi i parë i Ligës së Kampioneve përballë Sherifit të Tiraspolit. Por ndërkohë që bardheblutë shënuan vetëm një gol, duke pësuar plot 3 në 180 minuta përballë luksemburgasve, boshnjakët luftuan dhëmb për dhëmb ndaj moldavëve, duke u ndarë me rrjeta të paprekura në ndeshjen e parë në fushën e tyre dhe duke u mundur vetëm me një autogol të pafat në ndeshjen e kthimit. Kjo e bën edhe më të vështirë detyrën për skuadrën e trajnerit Orges Shehi, që e luan të martën takimin e parë në kryeqytetin shqiptar, për të udhëtuar një javë më pas drejt Bosnjë-Hercegovinës.
Ndërkaq, Laçi do të udhëtojë me moral të lartë drejt Moldavisë për t’u ndeshur të enjten në mbrëmje në takimin e parë me Petrokubin, pasi ka eliminuar në turin e parë malazezët e Iskrës së Danilovgradit, në të atë që pritet një duel të barabartësh.
Kjo sepse edhe moldavët eliminuan me një gol të vetëm maltezët e Florianës, ndërsa sezonin e shkuar e mbyllën me petkun e nënkampiones, duke qenë deri në fund e vetmja sfidante e kampiones eventuale, Zimbrusë së Kishinjevit.
Dhe, së fundmi po të enjten në mbrëmje debuton në Ligën e Konferencës edhe Vllaznia, e cila, si fituese e Kupës së Shqipërisë, ka privilegjin ta nisë nga turi i dytë eliminator, aty ku ka përballë Universitatean e Krajovës, e cila, ndryshe nga shkodranët, e ka nisur tanimë sezonin në kampionatin rumun.
Në fakt, nuk ka qenë një nisje edhe aq mbarë, pasi skuadra që e mbylli sezonin e shkuar në vendin e 3-të të renditjes, pasi Kluzhit “kampion” dhe nënkampiones, Steauasë së Bukureshit, shkoi dëm një epërsi në dyfishtë në pjesën e parë, duke u detyruar të kënaqet me një barazim 2-2 në fushën e vet përballë Sepsit. Me pak fjalë, kjo mesjavë evropiane e 3 skuadrave shqiptare pritet të jetë e vështirë, teksa gara në veprimtaritë kontinentale, ashtu sikundër edhe moti, pritet të bëhet edhe më e nxehtë.