Wednesday, October 30, 2024

Liga Unike e basket femra-Prishtina mund Tiranën, merr kreun

Lexo

Veprimtaria mbarëkombëtare e basketbollit midis Shqipërisë dhe Kosovës, Liga Unike, ka luajtur të martën takimin e parë të javës së 5-të tek femra, aty ku Tirana ka pritur në kryeqytet Prishtinën. Takimi që u luajt në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në Tiranë dhe u soll për sportdashësit nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSh Sport, është vendosur praktikisht që në 10-minutëshin e parë, aty ku skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka mbizotëruar dhe e ka fituar atë me rezultatin e thellë 24-10.

Ndonëse Tirana do të reagojë në 10-minutëshin e dytë, duke e fituar atë me shifrat 18-13, është Prishtina që do të shkojë në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me 9 pikë epërsi, 37-28. 10-minutëshi i 3-të ka qenë i luftuar fort dhe, ndonëse Tirana e fiton atë 16-15, skuadra nga Kosova mbetet në kryesim të rezultatit, 52-44, pas një gjysmë ore lojë.

Dhe Prishtina do ta sigurojë përtej çdo dyshimi fitoren, duke reaguar fort në 10-minutëshin dhe duke e fituar atë 19-12 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 71-56. Dy takimet e tjera të javës së 5-të të Ligës Unike të basketbollit të femrave, Penza-Bashkimi i Prizrenit dhe Flamurtari-Partizani, luhen të mërkurën, përkatësisht në Pejë dhe në Vlorë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img