Sunday, April 28, 2024

Tre futbolliste të KF Bashkimi në Kombëtaren Rajonale Shkodër të femrave

Lexo

Klubi i Futbollit Bashkimi i drejtuar nga Ervin Alushi, nuk krenohet vetëm me ekipet e futbollit të moshave për djem, elementë të të cilit janë pjesëtar të ekipeve të ndryshme kombëtare Rajonale, por edhe Kombëtare, por një gjë të tillë e bën edhe me ekipin e futbollit femra.

Tre futbolliste të këtij ekipi, dhe pikërisht Monda Keshteja, Ambra Reshiti dhe Anesa Isaj janë thirrur nga Kombëtarja Rajonale Shkodër e futbollit të femrave. Keshtenja e datëlindjes 2009, Reshiti 2010 dhe Isaj 2011, në testet dhe ndeshjet e kontrollit të zhvilluara këto ditë, kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer duke marrë vlerësime shumë pozitive nga trajnerët e kombëtares, Paola Jaku dhe kolegu i saj, Fabiol Rexhepi.

Prania e këtyre tre futbollisteve në ekipin Kombëtar Rajonal Shkodër, si dhe vlerësimet pozitive që po marrin nga trajnerët Jaku dhe Rexhepi, kanë dhënë efektin e tyre edhe për shumë vajza të tjera të reja të KF Bashkimi dhe më gjërë, për t’u stërvitur me përkushtim dhe me passion në rritjen e cilësisë së tyre sportive, për të mbërritur edhe ato në këto nivele.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img