Ndonëse konsiderohej si favorit duke luajtur në “San Siro” të Milanos, Interi është mundur nga anlezët e Liverpul. Italianët kanë rastin më të mirë për të kaluar në avantazh kur godasin shtyllën në të 15-tën minutë. Por, më pas është Liverpul që reagon dhe e zhvendos lojën në gjysmëfushën vendase.
Inter rimerr përsëri frenat e lojës duke ushtruar presion për minuta të tëra të fundpjesës së parë, por edhe pse rastet për shënim nuk munguan, ishte gatishmëria e portjerit Alison që mban të paprekur rrjetër e Liverpul.
0 me 0 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që e dyta është më e bukur, pasi janë të dyja skuadrat që luajnë hapur duke kërkuar që të shënojnë sa më shpejt golin e avantazhit. Dhe, një gjë të tillë e realizojnë miqtë, madje jo vetëm një, por dy të tillë. Autorë janë Firminjo dhe Mohamed Salah, të cilët ndëshkojnmë Interin në shtëpi duke e mundur pastër, me rezulatin 0-2.