Xhudisti Indrit Cullhaj dëmtohet dhe humbet duelin, ndërsa qitësja Manuela Deliaj u rendit e 37-ta mes 53 konkurentëve. Konkurimi për dy kuqezinjtë, xhudistin, Indrit Cullhaj dhe qitësen Manuela Deliaj është mbyllur që në start, pa arritur të pretendojnë për më shumë. I pafat Cullhaj, që është dëmtuar gjatë duelit të tij përballë kundërshtarit nga Kosta Rika, Ian Sancho Chinchilla. Nuk mundi të vazhdonte më tej duelin e tij, duke u ndalur këtu në këto Lojëra Olimpike.
Edhe Manuela Deliaj ka konkuruar sot në Lojërat Olimpike, në disiplinën 10 metra pistolet ajër. Në kualifikuese ajo zuri vendin e 37-të mes 53 konkurentëve, grumbulloi 565 pikë, por siç dihet, në finale, në garën për titull shkojnë vetëm tetë vendet e para. Një eliminim i shpejtë nga kjo garë, duke mos patur mundësi për të pretenduar për më shumë.