Thursday, October 24, 2024

Lojërat Olimpike -“Tokyo 2020”-Surprizë, eleminohet kampionia kosovare, Majlinda Kelmendi

Lexo

Pas suksesit të Distria Krasniqit, Kosova ishte në pritje për medaljen e dytë, pasi në tapet e kishte radhën për të garuar një kampione e madhe si Majlinda Kelmendi . Por, fatkeqësisht ka ardhur një surprizë e pakëndshme, eleminimi i Kelmendit. Një moment pakujdesie dhe… ëndrra për medalje merr fund, Kelmendi është dorëzuar përballë hungarezes Reka Pupp. Majlinda Kelmendi kësaj radhe nuk ia ka dalë mbanë, është dorëzuar përballë rivales nga Hungaria, Reka Pupp. Të gjithë në Tokio prisnin një medalje të dytë për Kosovën, pas asaj të arritur nga Distria Krasniqi. Një moment pakujdesie dhe 40 sekonda për të marrë një vendim, i cili ka shkuar në favor të hungarezes, që në raundin e parë të turneut të Xhudos në këto Lojëra Olimpike. Ishte një moment jo për sportisten e përfaqësueses së Kosovës, e filloi ngadalë dhe asnjëherë nuk arriti në ritmin e duhur. Që në fillim të sfidës u dëgjua qartë zëri i trajnerit Driton Kuka, i cili kërkonte të mobilizonte sportisten e tij. Sfida shkoi në shtesë dhe në fund ishte hungarezja, Reka Pupp që festoi.

Një moment dëshpërues për 30-vjeçaren, e cila ndoshta e ka të fundit këtë pjesëmarrje. Gjithsesi, asgjë nuk i shuan vlerat e kësaj sportistja, e cila ka arritur të ndërojë një karrierë të shkëlqyer deri tani, duke triumfuar në gara të shumta. Nuk ka munguar dhe një postim nga trajneri i saj, Driton Kuka, i cili ka theksuar:

Krenaria e veprimtarisë time …Majlinda të falenderoj për jetë! Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike,Botërore e Evropiane! Sot mos u hidhëro,puna e sakrifica,djersa e gjaku që ke  derdhur për veten tande,për mua,familjet tona,popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrieres. Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë. Mos u hidhëro sot të lutem,kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar! Zoti të ka shpërblyer punën tande, lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht. Kokën lartë Majlinda! Krenar me ty deri në frymën time të fundit …

Në mbështetje të kampiones së madhe kosovare, Majlinda Kelmendi, e cila fatkeqësisht u eleminua në turin e parë ka dalë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka reaguar menjëherë pas ndeshjes duke folur me konsideratë për Kelmendin.

“Majlinda për ne mbetet kampione olimpike e përhershme. Është ajo që i dha Kosovës shkëlqimin e saj të parë, ajo që e ndriqoi emrin e Kosovës para krejt botës, ajo që ngriti flamurin tonë atje ku nuk arrinte askush tjetër dhe bëri që të dëgjohej e nderohej himni ynë në vende që nuk na njohin. Majlinda i solli Kosovës respekt më shumë se çdokush tjetër. Ajo i dha motiv çdo fëmije, çdo të riu, e mbi të gjitha çdo vajze, për të luftuar për ëndrrat e veta e për t’u ringritur gjithnjë pavarësisht sfidave”, shprehet presidentja Osmani në postimin e saj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img