Manjola Konini sapo ka mbyllur garën në disiplinën e qitjes me pistoletë nga 10m. Shqiptarja e mbylli në vendin e 43-të (në total ishin 45 konkurcente) pasi në pesë provat e saj arriti rezultatin 518-10x.
Ashtu siç parashikohej në rregullore për më tej u kualifikuan tetë konkurrentet e para: Veronika Major (Hun), Ye Jin Oh (K. E Jugut), Manu Bhaker (Ind), Thu Vinh Trinh (Viet), Yeji Kim (K. E Jugut), Xue Li (Rep.Kinës), Seval Ilajda (Tur), Ranxin Jiang (Rep. E Kinës).