Pan Zhanle, Xu Jiayu, Qin Haiyang dhe Sun Jiajun, të artë në stafetën 4×100, stil i kombinuar në not
Vrapimi 64-vjeçar i pamposhtur i Shteteve të Bashkuara në 4 x 100 metra të përzier për meshkuj përfundoi në Lojërat Olimpike të Parisit të dielën, ndërsa Kina arriti në një fitore sizmike në “La Defense Arena”.
Në “La Defense Arena”, Kina ka dhuruar spektakël në not në stafetën 4×100, stil i kombinuar. Pan Zhanle, Xu Jiayu, Qin Haiyang dhe Sun Jiajun, fituan të artën me kohën 3:27.45 minuta. Skuadra amerikane e udhëhequr nga Caleeb Dressel ishte 0.55 sekonda më e ngadaltë se skuadra kineze. Medalja e bronztë shkoi për Francën në këtë disiplinë.
SHBA-të nuk mori pjesë në Lojërat e Moskës 1980 për shkak të një bojkoti, por ata nuk ishin mundur kurrë në finalen e përzier të meshkujve që daton që nga eventi inaugurues në Lojërat e Romës 1960.
Një meritë e madhe shkon për Pan Zhanle, i cili e përfundoi garën e tij me kohën me 45.92 sekonda. Një garë mbresëlënëse dhe nga Qin Haiyang me 57.98 sekonda