Kaltra Meça renditet e katërta në provën e saj në Baterinë A në disiplinën e notit 200 metra stil i lirë për kohën 2:12.21.
Notarja shqiptare qëndroi gjatë të gjithë kohës pas treshes kryesuese, por pa mundur që të fitojë një vend ç’ka do t’i siguronte pjesëmarrjen edhe në raundin pasardhës.
Notarja nga India, Dhinidhi Desinghu përfundoi e para me kohën 2:06.96, ndërsa në vendin e dytë u rendit Ariana Southa Dirkzvager e Republikës Popullore së Laosit me kohën 2:07.22. Vendi i tretë i shkoi pakistanezës Jehanara Nabi (2:10.69).