Presidenti i KOKSH Fidel Ylli, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Gerti Shima dhe Zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, ishin të ftuar në Paris në ‘Istanbul House’, që organizonte një pritje të hapur për të gjitha Komitetet Olimpike nga e gjithë bota, në kuadër të Lojërave Olimpike Paris 2024, por njëherësh edhe për të promovuar edhe qytetin e Stambollit, pritës të Lojërave Olimpike Europiane 2027.
Presidenti Fidel Ylli, pati një takim të shkurtër me Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoglu, si edhe me Presidentin e Komitetit Olimpik Europian, Spyros Capralos.