Është prodhim i futbollit shkodran, i dalë nga Akademia Vllaznia, por ka plot pesë vite që ka qëndruar larg uniformës kuqeblu. Fillimisht tek Partizani, më pas në Durrës me Teutën, tentativë për të luajtur në Turqi, por së fundmi fati e deshi të rikthehej në shtëpinë e tij kuqeblu. Në prononcimin e dhënë gjatë konferencës për shtyp dhënë paraditen e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës, tek foli me respekt për is skuadrën e tij, Hakaj u shpreh optimist se Vllaznia i ka forcat e duhura për të marrë fitoren tre pikëshe në këtë ndeshje.
“Një rikthim shumë i bukur, në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë për pritjen që më kanë bërë sepse ishin 5 vite që isha larg Vllaznisë dhe dukesha sikur i huaj. Rikthimi dhe të gjithë djemtë, Kruja, Adili, Krymi dhe shumë të tjerë dhe stafi teknik ma bënë përshtatjen shumë shpejt.”, u shpreh Ersin Hakaj në të parën konferëncë shtypi që jep pas rivshjes së uniformës kuqeblu.
Të dielen do të luaj kundra ish skuadrës së itj, dhe natyrisht që emocionet edhe mund të jenë të pranishme. “Kam qenë prej tre vitesh tek Partizani. Kam luajtur një vit rregullisht, ndërsa vitet e tjera nuk kam luajtur rregullisht. Normalisht kur luan ndaj një ish-ekipi ka emocion dhe është ndeshje shumë e fortë. Partizani ka një ekip të mirë dhe ne kemi një skuadër shumë më të fortë se ta.”, tha Hakaj
I pyetur nëse ka besim se Vllaznia kthehet me tre pikë në Shkodër, Hakaj, tha: “Vllaznia e tregoi veten sezonin që kaloi duke treguar se ishte një ekip i fortë, besoj dhe këtë vit do të jetë një skuadër shumë i fortë dhe pretendent kryesor. E nisëm mbarë me Laçin, ndoshta një barazim që nuk ishte i mirë, por kështu është futbolli shpresoj që të arrijmë në fitore.”