Pogradeci-Luftëtari 2-3
Golat: Rodriges 36’, Sodiq 52’/Diamanti 8’,Isteri 33’,Stërling 84’
Pogradeci:Staniç,Toshevski(Krasniqi 89),Pere,Kasmollari,Zguro,Danladi,Kim(Lila 46),Makafui(Babatunde 81),Sodiq,Ezekiel,Rodriges(Greca 77) Trajner:Ardian Mema
Luftëtari:Mamadov,Tuni(Çelkupa 90+2), Lala, S.Puci, Mukoj, Isteri(Th.Puci 77), Solomon(Brahimi 59), Zani,Cereni(Ziaj 77), Stërling, Diamanti. Trajner:Besmir Shabani
Gjyqtarë:Emanuela Rusta,Mirjeta Salla(Elbasan),Ediena Kapxhiu,Memet Koçi(Durrës) Var:Klodian Shahini(Durrës) Avar:Andi Koçi(Durrës) Delegat:Ilirjan File(Elbasan) Vëzhgues:Emirion Sino(Fier)
Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” eshte luajtur një sfide tepër interesante mes vendasve të Pogradecit dhe miqve të Luftëtarit,ndërsa që në minutat e para të ndeshjes u vu re një mobilzim total i miqve.
Mesfusha furnizonte vazhdimisht repartin e sulmit me Stërling dhe Diamanti të cilët sot bën një paraqitje mjaft të mirë.
Nuk vonoi shumë dhe një inkursion nga reparti difensiv shkon në këmbët e Diamantit i cili edhe pse i gjendur në vështirësi nga mbrojtësit liqenor arrin ta kontrolloj topin dhe të përshëndes rrjetën në minutën e tetë.
Isteri në minutën e 33-të shëndërron në gol një aksion të ndërtuar mjaftë mirë nga i gjithë ekipi,duke bërë që kampi bluzi të shpërthej në festë.
Vendasit arrijnë të ngushtojnë rezultatin në minutën e 36-të me anë të sulmuesit Rodriges, por në minutën e katërt të shtesës ata ngelen me 10 lojtarë pasi mbrojtësi Pere ndëshkohet me karton të kuq pas rishikimit në sistemin Var për një faull ndaj sulmuesit të Luftëtarit.
Me shifrat 1-2 për Luftëtarin mbyllet dhe pjesa e parë e cila prodhoj dhe disa raste të tjera për të dyja skuadrat por që futbollistët nuk u treguan të vëmendshëm në goditjet drejt portës.
Pjesa e dyte nisi vrullshëm për liqenoret të cilët barazojnë gjithcka në minutën e 53-të me anë të mesfushorit Sodiq.
Megjithate ekipi i Luftëtarit vazhdoi të kembenguli për të mar tre pikëshin dhe ja arriti qëllimit, falë aktivizimit nga stoli edhe i shkodranit Amir Brahimi i ardhur nga Vllaznia në merkaton e veres.
Fillimisht Stërling shënon një gol i cili rezulton pozicion jashtë loje. Ndërsa në minuten e 83-të i sapofuturi në lojë Ziaj fiton nje duel fizik me mbrojtesin e krahut te Pogradecit Zguro, dhe më pas harkon një top në zonë i cili përkthehet në gol nga Stërling me një gjuajtje tepër të saktë me kokë,duke e çuar rezultatin ne 2-3 për Luftëtarin.
Në këtë mënyrë Luftëtari arriti të grumbulloj tre pikët e para në Kategorinë e Parë duke u pozicionuar ne vendin e gjashtë të tabelës së klasifikimit me shtatë pikë pas gjashtë javësh.
Fatos LAMAJ



