Sunday, November 24, 2024

Luftëtari ka arritur marrëveshjen me dy mesfushorë. Gjirokastritët kanë afruar në gjirin e tyre 2 lojtarë me eksperiencë

Lexo

“Veriu Sport” ka mësuar eksluzivisht se bëhet fjalë për Erjon Vucajn dhe Behar Ramadanin. Të dy kan mbyllur aventurën e tyre te Flamurtari dhe në këtë mënyrë transferohen në Gjirokastër.

Mesfusha e Luftëtarit bëhet “top” dhe shtohen alternativat për Besmir Shabanin. Klubi bluzi këtë sezon ka si objektiv ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe për këtë drejtuesit kan hapur thesin për të bërë transferimet e duhura.

Eksperienca e Ramadanit dhe Vucajt do të jetë “armë” plus për Luftëtarin dhe misioni për Kategorinë e Parë bëhet edhe më i realizueshën.

Luftëtari vazhdon intensivisht përgatitjet për sezonin e ri. Drejtuesit po bëjnë afrime cilësore gjatë kësaj periudhe në mënyrë që ekipi të përforcohet dhe të jetë pretendent në Kategorinë e Dytë.

Pas trajnerit Besmir Shabani gjithçka ka nisur nga porta. “Veriu Sport” ka mësuar eksluzivisht se Kadri Birja është lojtari më i ri që u bashkohet gjirokastritëve. 34-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Vlabonës,me të cilët siguruan edhe ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Në këtë mënyrë Luftëtari i beson portën një kampioni,pasi Birja në sezonin e kaluar u shpall kampion me Valbonën në Grupin A,teksa zyrtarizimi i tij mbetet çështje ditësh. Gjirokastritët fitojnë eksperiencë,ku objektivi kryesorë i tyre do të jetë ngjitja në Kategorinë e Parë.

Kujtojmë se Birja në karrierën e tij ka luajtur për ekipe si Partizani,Shkumbini,Tërbuni,Vora,Dinamo,Egnatia,Korabi,Besa,Tomori,Elbasani,Burreli dhe Valbona. Ndërkohë te Luftëtari për të është një rikthim,pasi 34-vjeçari në sezonin 2014-2015 ka mbajtur veshur fanellën e bluzinjve.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img