(Video) Luftëtari, pikë me vlerë në transfertë me Orikumin. Gjirokastritët shumë pranë Kategorisë së Parë

Oriku-Luftëtari 0-0

Kartonë të verdhë:Zholi 5,Uesli 23,Kapo 91-Çulli 16,Ramadani 25,Mirani 44,Mërkuri 55,Vucaj 59,Mukoj 78,Tuni 94,Barbosa 94

Oriku:Ak.Bunkhoev,Buxhelaj,As.Bunkhoev(Kapo 74),Gjinaj,Zholi(Kolonja 87),Bega(Dalanaj 46),Uesli(Shkreli 71),Lukas,Raboshta,Ekoro,Llojaj(Alinani 87) Trajner:Sherif Idrizaj

Luftëtari:Barbosa,Tuni,Çulli,Ramadani,Mukoj,S.Puci,Vucaj(Th.Puci 93),Mërkuri(Agu 93),Mirani(Glauber 77),Ziaj(Avduli 66),Diamanti Trajner:Besmir Shabani

Gjyqtarë:Juxhin Xhaja,Egin Doda,Ani Koçiaj,Daniel Vrapi(Tiranë) Delegat:Arbër Kalemi(Durrës) Vëzhgues:Arjan Mali(Patos)

Luftëtari, pjesë e grupit B të Kategorisë së Dytë, mer një barazim me shumë vlera në Orikum, dhe tashmë është më afër se kurrë në Kategorinë e Parë. Një 90-të minutësh që u karakterizua nga loja e ashpër,dëmtimet,kartonat e verdhë,nervozizmi,ankthi dhe ndalesat e shumta. Oriku kërkoj që në minutat e para të gjej golin por nuk ja doli pasi Ekoro,Llojaj,Lukas dhe Uesli në pjesën e parë nuk arritën të gjuajnë në portë. Dhe Luftëtari nuk ngeli pas ku Vucaj dhe Ziaj u munduan të bëjnë diçka por pa gjetur hapësirat e duhura. Pjesa e parë u mbyll me protesta të shumta nga ana e pankinës dhe tifozerisë vendase,por shifrat ngelën të barabarta 0-0. Pjesa e dytë solli ndryshime të shumta tek të dyja skuadrat ku të dy trajnerët Idrizaj i Orikumit dhe Shabani i Luftëtarit kryen zëvendësime të shumta. Këto ndryshime duket se i shkuan përshtat Luftëtarit pasi loja e tyre erdhi në rritje ku në dy momente me anë të Mërkurit që u ndal nga portieri Ak.Bunkhoev,por edhe Diamanti që goditi në mënyrë të gabuar prirtazi me portën i shkoj fare pran golit. I gjithë takimi u shoqërua me nervozizëm aq sa për disa minuta në drejtim të fushës së lojës u hodh një lumë bidonash dhe sendesh të tjera. Ndeshja mes dy skuadrave më të mira të Kategorisë së Dytë të Grupit B u mbyll me rrjeta të paprekura,rezultat që i shkoj përshtat Luftëtarit i cili pas 21 javësh ruan kreun e klasifikimit në Grupin B me 48-të pikë,po aq sa Oriku por diferenca e golave mes dy ekipeve është +15 në favor të Luftëtarit. Në ndeshjet e fundit Luftëtari luan përballë Shkumbinit në Gjirokastër,ndërsa Orikumi udhëton në Memaliaj për tu ndeshur me këta të fundit.

(Video) Pamje nga ndeshja, Oriku-Luftëtari, 0-0. Kategoria e dytë, grupi B.

Fatos Lamaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu