Fenomeni “”Vllazni “” është sa komik aq edhe tragjik në rrugëtimin e saj në Superligen Shqiptare. Anulimi i golit të minutës 93-të në ndeshjen ndaj Partizanit për gjysmë finale të Kupës Republikës është dashakeq. Enigma e golit të Vllaznisë nga albitri, VAR, tranjeri dhe drejtori sportiv i Partizanit të bën të mendosh dhe besosh se çdo gjë ndaj Vllaznisë është e kurdisur dhe e planifikur për çdo lloj “trukimi” anti Vllazni. Për të kundërshtuar me “neveri”” çdo arsyetim monstruoz për anulimin e golit po shpreh mendimin tim duke garantuar që goli është gol i rregullt.
Për dëshminë e drejtorit sportiv të Partizanit se sulmuesi i Vllaznisë është mbështetur në trupin e mbrojtësit kundërshtar është fals dhe nuk ka asnjë të vertetë por veç hamendje dhe interpretim dashakeqes, jo profesionist dhe jashtë çdo kornize të rregullores së futbollit.
E para, duhet t’ju kujtojmë të gjithë atyre që mendojne ndryshe nga ne shkodranet, se sulmuesi shkodran Ante Aralica nuk asht disk fluturues, por lojtar(me gjatësi trupore 1 m e 90 cm) që ngrihet për të goditur topin me kokë në mes të dy mbrojtësve kundërshtar (me diference gjatësi trupore).
Goditja ka qënë e pastër, shkëputja e sulmuesit shkodran Aralica ka qënë rreth 30 cm nga kokat e mbrojtësve kundërshtar. Këtij argumenti i shtohet edhe përparësia që ka sulmuesi ndaj mbrojtësit dhe aq më tepër në mes dy mbrojtësve ku nqs rasti shihet me ngadalësi dhe nga profesionistë, gjejmë element të prishjes së ekuilibrit të dy mbrojtësve ndaj suluesit të Vllaznisë.
Dhe, një diçka që me përforcon idenë që mohimi i golit është shumë subjektiv me faktin se abiteri i Varit është durrsak, kur në vallen e 4 finalistëve ështe Teuta e Durrësit, ekipi i qytetit të tij flet shumë……
Fatmir Lugji (Ish futbollist i Vllaznisë)