Saturday, November 23, 2024

Luhen 4 ndeshje të Kategorisë së Parë-Pukjanët e Tërbunit fitojnë në shtesë ndaj Tomorrit dhe marrin bashkëkryesimin provizor me Korabin

Lexo

Kategoria e Parë e futbollit shqiptar luajti të shtunën katër ndeshjet e para të javës së tretë. Dy skuadrat veriore, Tërbuni dhe Korabi kanë mundur respektivisht në fushat e tyre Tomorrin dhe Luzin 2008, ndërkohë që vlonjatët kanë arritur të fitojnë në transfertë ndaj Turbinës 0-3, si dhe Lushnja mund Besëlidhjen nw shtëpi 3-2.

Ndër to, ajo që spikati më shumë është fitorja emocionuese dhe shumë dramatike që pukjanët kanë arritur të marrin në sekondat e fundit të shtesës së takimit. Një gol ky i shënuar nga Xhabrahimi 90+7′, moment ky që është shndërruar në një festë massive të tifozërisë pukjane, jo vetëm të atyre që kanë qënë të pranishëm në stadiumin “Ismail Xhemali”, por edhe në rrugët e qytetit verior.

Dramaciteti i kësaj fitorejeve në fakt, nis disi më herët, kur pasi shkodrani Alsid Tafili do të shënonte golin e parë në minutën e 55-të, dhe kur të gjithë pukjanët po përgatiteshin për festën e fitores, dy minuta nga fundit, në të 88-tën, është Olaoie 88′ që barazon për Tomorrin e Beratit në 1-1.

Këtu në fakt fillon tamam dramaciteti i këtij fundtakimi, pasi duke mos qënë fare dakord për barazimin, e gjithë skuadra pukjane, e mbështetur fuqimisht edhe nga tifozëria vendase, hidhet e tëra në sulm për të kërkuar golin e barazimit. Dhe, kur pikërisht arbitri po përgatitej të vërshëllente për mbylljen e të gjithë ndeshjes, topi i goditur nga Xhabrahimi ka shkuar në rrjetën beratase dhe atmofera në stadiumin “Ismail Xhemali” është ndezur e tëra.

Tërbuni i drejtuar nga trajneri Alert Alcani fiton me rezultatin 2-1 duke u pozicionuar përkohësisht në vendin e parë me pikë të barabararta, nga 5 secili, me Korabin e Peshkopisë, i cili nga ana e tij, me golat e shënuar nga   Lala 29′, Keko 43′ mundi 2-0 Luzin 2008.

Një fitore të rëndësishme ka arritur edhe Flamurtari në transfertë ndaj Turbinës, teksa e ka mundur 0-3 me tre gola të shënuar nga Metani 26′, Fausto 49′, 73′. Me këtë fitore, vlonjatët shkojnë në kuotën e 4 pikëve duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes provizore me pikë të barabarta me disa skuadra.

Emocione dhe luftë e fortë sportive shoqëroi edhe takimine luajtur në Lushnje, mes skuadrës vendase me të njëjtin emër dhe Besëlidhjes udhëtuese, ku fitues doli Lushnja me rezultatin 3-2. Canka me penallti 6′, dy herë Pepa 25′, 82′ për lushnjarët dhe Da Silva 42′ dhe Shehu 43′ për miqtë, ishin autorë të golave në këtë ndeshje.

Java e tretë e kategorisë së parë vijon ditën e diele me dy çiftet e tjera, Dinamo-Burreli dhe Oriku-Skënderbeu dhe mbyllet ditën e hënë me ndeshjen e fundit, Besa-Apolonia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img