Monday, May 6, 2024

Humbi me Erzenin, malazezi Vukiçeviç rrezikon seriozisht shkarkimin nga drejtimi i Laçit

Lexo

Do të jetë dorëheqje, apo shkarkim, kjo do të mësohet në vazhdim, por  që malazezi, Dejan Vukiçeviç mund të mos jetë më trajner i Laçit, kjo duket një punë e kryer. Të paktën kështu vijnë informacionet nga kampi kurbinas. Rikthimi i tij për herë të dytë në krye të Laçit u mendua se do të ishte ndryshe nga periudha e parë drejtuese, kur në fakt rezultatet ishin të dobëta. Në të tilla kushte, fakti që në ndeshje, Laçi nën drejtimin e Vukiçeviç ka vetëm 3 pikë, një fitore dhe katër humbje duke mbajtur vendin e tetë në renditje, por që mund të spostohet edhe më poshtë nëse Kukësi mund të fitojë të hënën ndaj Partizanit, e bëjnë të vështirë qëndrimin e malazezit në drejtimin e laçjanëve. Një gjë të tillë e paralajmëroi edhe vetë tekniku Vukiçeviç në prononcimin e dhënë pas ndeshjes së sotme kur mund 1-0 nga Erzeni në “Niko Dova”.

“Është normale që pas një serie të keqe, do të flas me presidentin, Ne kemi një komunikim të mirë, do të flasim dhe marrim një zgjidhje për të mirën e ekipit. Për mua nuk ka probleme, miqësia mbetet gjithmonë, por është puna dhe roli i trajnerit i tillë. Do të flasim dhe të vendosim çfarë është më e mira për ekipin që të përmirësohet dhe të kthehet të fitojë.”, tha trajneri i kurbinasve, ndërkohë që në vijim, pasi nënvizoi edhe disa problem që po kalon skuadra e tij, rinënvizoi sërishmi rishikimin e pozicionit të tij në krye të Laçit.

“Nuk kam probleme, e kuptoj shumë mirë këtë profesion, largimi është pjesë e punës nëse fiton e  humb. E di që motivimi im do të jetë gjithmonë por nuk varet nga unë, por nga klubi. Do të flasim çfarë është më e mira. Nuk do të flasim për kontratë e para, nuk do të ketë probleme kurrë, do të bëjmë çfarë është më e mira për ekipin, çfarë zgjidhje të gjejmë, asgjë më shumë”,-përfundoi tekniku malazezi i pankinës kurbinase, Dejan Vukiçeviç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img