Tuesday, April 23, 2024

Luiza Gega, medalje ari në Kampionatin Ballkanik të Krajovës

Lexo

Atletja e talentuar shqiptare, Luiza Gega, shkëlqeu edhe një herë në kampionatin Ballkanik që zhvillohet në Rumani, duke dalë e para dhe treguar se është më e mira e rajonit.

Sportistja jonë dominoi garën 3000m/p, duke realizuar kohën 9.17.21 dhe treguar edhe një herë formën e jashtëzakonshme që po kalon në këto momente.

Pas së artës së fituar në vrapimin 3 mijë metra me pengesa, atletja kuqezi Luiza Gega bëhet gati npër një tjetër të artë, këtë radhë në vrapimin e 5 mijë metrave, garë e cila do të zhvillohet pasditen e sotme po në ballkaniadën e atletiëks që po zhvillohet në Krajova të Rumanisë.

Pjesa tjetër e delegacionit, duke llogaritur dhe Franko Burrajn, që në 400 metra ka realizuar kohën 46”90, kanë qenë brenda mundësive të tyre. Kështu Ballkaniku i të rriturve për atletikën shqiptare përmblidhet vetëm në një emër, Luiza Gega.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img