Lushnja-Pogradeci 1-0(Shënues: Xhabrahimi 19’)
Lushnja:Alimuçaj,Hida,Disha,Deliaj,Magani,Joti,Meta,Kamisoko,Ange,Olola,Xhabrahimi. Trajner: Gugash Magani
Pogradeci:Nikoloski,Karabatiç,Ivani,Pere,Kastrati,Pengu,Danlandi,Ciprian,Panadiç,Topllari,Peqini. Trajner: Samuel Nikaj
Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Jetmir Podgorica, Saimir Hysjeni, Ditmir Grimci(Shkodër)
VAR: Silvio Dyrmishi(Elbasan), AVAR: Olsid Ferataj(Patos). Delegat: Endi Hyka(Tiranë), Vëzhgues: Ndriçim Havari(Vlorë)
Lushnja ka fituar me rezultatin 1-0 përballë Pogradecit. Ishte goli i Xhabrahimit që vendosi në pjesën e parë të ndeshjes kur luhej minuta e 19-të pas krosit të ardhur nga Magani.
Pavarësisht përpjekevje liqenorët e trajnerit Samuel Nikaj, nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në këtë duel që rezultoi interesant.
Këto janë dhe 3 pikët e para të sezonit për lushnjarët. Kujtojmë se në javën e parë ato kishin barazuar,ndërsa tashmë numërojnë 4 pikë.
Në anën tjetër Pogradeci mbetet në kuotën e 3 pikëve. Këta të fundit janë të sapongjitur në Kategorinë e Parë.
Fatos LAMAJ