Sunday, January 18, 2026

Mala, polivalenti që bën diferencën te Vllaznia

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ishte një nga futbollistët më në formë të Vllaznisë gjatë “Conference League”, ku shënoi dy herë dhe asistoi po dy herë në katër ndeshjet që zhvilluan kuqeblutë në Europë. Fjala është për Esat Malën, i cili vijon të jetë një nga futbollistët më të rëndësishëm të kuqebluve.  Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, e zhvilluar ditën e dielë dhe e përfunduar në barazim 1-1, prizrenasi ishte një nga më të mirët në fushë për të dy skuadrat. Madje shënoi mjaft bukur edhe me të majtën golin e avantazhit të përkohshëm të shkodranëve në minutën e 24-ët të takimit. Por, jo vetëm goli ishte ai që i dha vlera Malës, ku edhe loja si zakonisht ishte e një niveli shumë të mirë nga ana e ishfutbollistit të Partizanit.

Me 26- vjeçarin që e nisi lojën si një mesfushor pas sulmuesit dhe jo si zakonisht në krahun e djathtë, që është edhe pozicioni i preferuar i numrit “20-të”. Me kalimin e minutave dhe zëvendësimet në radhët e 9 herë kampionëve të vendit tonë, Mala u “transferua” në pozicionin e tij natyral. Duke kaluar në krahun e djathtë në minutat kur Kastrati u largua nga fusha e lojës. Megjithatë në minutat e fundit të lojës dhe pas zëvendësimit të Bismark, shtatshkurtri ishte mbështetësi kryesor në sulm për Balajn. Duke kaluar kështu në rolin e një sulmuesi të dytë dhe sërish duke sakrifikuar për skuadrën dhe nevojat e saj.

Me Malën që edhe në sezonet e shkuara ka treguar një polivalencë tek shkodranët, të cilët mund të mbështeten gjithmonë tek cilësitë dhe eksperienca e mesfushorit. Ku zhbllokimi i tij patjetër është një lajm shumë pozitiv, duke qenë se Mala është nga ata futbollistë që gjendet shpesh në zonat e kundërshtarit.

Për mesfushorin ky është sezoni i tij i katërt në radhët e kuqebluve, duke e bërë atë një nga futbollistët më stabël të “epokës” Xhaferri. Sezonin e shkuar ai përjetoi edhe edicionin më të mirë në karrierë personalisht, ku me Vllazninë gjatë kampionatit shënoi 7 herë dhe dhuroi 12 asiste. Statistika që patjetër Mala do të kërkojë t’i përmirësojë jo vetëm për kënaqësi personale, por edhe për të ndihmuar skuadrën për të arritur objektivat sezonalë.

Panorama SPORT

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img