Sunday, November 24, 2024

Mançini, i kënaqur me skuadrën e tij, edhe 6 finale për Italinë e tij deri në finalen e Uemblit

Lexo

Për teknikun e kombëtares italiane Roberto Mançini, fitorja ndaj Turqisë me rezultatin e pastër 3 me 0 ishte plotësisht e merituar. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, njëshi i pankinës së kombëtares italiane Roberto Mançini ai tha se kjo fitore e azurrëve ishte një kënaqësi e madhe për të gjithë italianët.

Roberto Mancini buzëqesh dhe është i lumtur pas 3-0 ndaj Turqisë. “Ne luajtëm një ndeshje të mirë, madje edhe në pjesën e parë ku nuk gjetëm golin”.

Një përformancë praktikisht perfekte e Italisë e shfaqur që në ndeshjen e parë cila konsiderohet si një mesazh për skuadrat e tjera. “Ishte e rëndësishme të fillonim mirë, është një kënaqësi e madhe për të gjithë italianët. Shpresoj për shumë mbrëmje si kjo, kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje deri në Uembli”, është shprehur tekniku i kombëtares italiane, Robereto Mançini, duke lënë të kuptohet se skuadra e tij kërkon fitoren e trofeut.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img