Sunday, December 1, 2024

Urimi i Armand Dukës për Europianin …

Lexo

Njëshi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar special në ceremoninë hapëse të Kampionatit të 16-të Europian të futbollit. Një mbrëmje që për të ka qënë e veçantë duke e përjetuar jo pak emocionalisht.
“Të dashur miq,
Një mbrëmje e madhe sot për futbollin europian dhe jo vetëm. EURO 2020 nisi sot me një ceremoni madhështore ashtu siç i takon një kompeticioni të tillë.
Kënaqësi që Kampionati Europian e nisi rrugëtimin bashkë me tifozët në shkallët e stadiumit.
Udhë të mbarë dhe ta përcjellim gjithmonë bashkë lojën tonë të mrekullueshme.”, shkruan nga Roma presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku përpos ceremonisë hapëse pati rastin të ndjekë live edhe sfidën hapëse të këtij europiani, Itali-Turqi, e cila përfundoi 3 me 0 në favor të italianëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img