Rikthimi i mundshëm i Mario Balotellit në kombëtare është tema e nxehtë e momentit, ku ka shprehur mendimin edhe Fabio Capello duke i besuar trajnerit Roberto Mancini. Duke folur për Radio Anch’io Sport, Capello tha: “Unë nuk e njoh atë. Mancini e njeh mirë, është një vendim që ai do të marrë, dhe unë kam besim ekstrem te Mancini – shton ai – Ne kemi nevojë për lojtarë që japin 110%, ai mund të japë gjithçka, ka cilësi”. Ndërsa për të ardhmen e kombëtares në kuadër të play-off-it për Botërorin, Capello shprehu preferencat e tij për sulmin: “Më pëlqejnë Immobile dhe Joao Pedro, ai ka cilësi dhe është i aftë për të shënuar gola”.
Capello fokusohet edhe te Roma e Josè Mourinhos dhe puna e tij: “Ai u përpoq të impononte një sistem dhe mentalitet të ndryshëm loje, tani shohim frytet e para të punës së tij. Kjo Romë është më agresive, e shpejtë dhe e vendosur, është një ekip që nuk do të jetë në gjendje për të fituar kampionatin, por do t’i hapë punë të gjithëve”.