Monday, February 9, 2026

Mandati i tretë radhazi për Agim Ademin, i cili me 100% të votave rizgjidhet në krye të FFK-së, deri në vitin 2030

Lexo

- Reklamë -spot_img

Agim Ademi është rizgjedhur në krye të futbollit në Kosovë edhe për një mandat 4-vjeçar. Ai do të jetë president i Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vitin 2030, pasi ka marrë 100% të votave në Kuvendin Zgjedhor të zhvilluar sot.

Kjo është hera e tretë që Ademi zgjidhet në këtë post. Ai u zgjodh për herë të parë në krye të institucionit që drejton futbollin kosovar në vitin 2018. Në Kuvendin Zgjedhor votuan 52 delegatë dhe të gjitha votat ishin pro Ademit, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

“Të dashur delegatë, vota juaj është besim për mua dhe për ekipin tim. Vota juaj është vlerësim i punës që kemi bërë së bashku dhe përkrahje për të ardhmen. Do të jem gjithmonë i gatshëm për ta ndihmuar futbollin”, – theksoi Agim Ademi pas rizgjedhjes në postin e presidentit të FFK-së.

Para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të FFK-së kujtojmë që ka pasur kontestime nga Ministria e Sportit në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img