Tuesday, August 19, 2025

Marash Kumbulla, prezantohet te Majorka, ku do të luajë përkrah shqiptarit të Kosovës Vedat Muriqi

Lexo

Marash Kumbulla u prezantua dje duke u kthyer në blerjen e katërt të Majorkës në merkaton e verës. Klubi i Ishujave Balneare prezantoi shqiptarin me shume eufori duke e konsideruar tashmë një “flamur” të ekipit. 25-vjeçari mori numrin katër në ekip dhe tregoi se ofertën e klubit ishullor e kishte pranuar për shkak të projektit që i kishin paraqitur.

“Projekti i prezantuar ishte bindës. Tani shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, dua që të jap maksimumin për skuadrën”, tha 25-vjeçari.

Mes të tjerash Kumbulla u pyet edhe për marrëdhënien me Vedat Muriqin. “Jemi takuar kur isha lojtar i Espanjolit. Kur kam ardhur këtu për të luajtur kemi biseduar bashkë dhe tani mezi pres që të laujmë në një ekip”, tha Kumbulla, të cilit i duhet të presë për të bërë diçka të tillë realitet pasi javën që vjen sulmuesi shqiptar nuk do të jetë në fushë kundër Celta-s pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Barcelonës.

Në fund të fjalës së  tij Kumbulla zbuloi se kishte bashkëbiseduar për një kohë të gjatë me trajnerin e ekipit përpara se të pranonte ofertën e Majorkës. “Me Arrasate fola gjatë dhe ai më tha se çfarë priste prej meje si dhe më shpjegoi edhe gjendjen e skuadrës. Jam i motivuar dhe mezi pres të nis punën këtu”, përfundoi 25-vjeçari.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img