Partizani ka triumfuar në transfertë përballë Teutës, në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 0-2 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Marcelino Preka.
“Skuadra ka bërë shumë mirë dhe unë këtë sezon kam punuar shumë. Trajneri me besimin që më ka dhënë, mund të kem bërë paraqitje të mira.
Besoj që nuk është një moment i keq apo ngërç. Jemi në vendin e parë dhe shpresoj të vazhdojmë me fitore.
Festimi kur hoqa një shans të mirë Teutës? Unë për atë punë jam aty, të mbyll hapësirat.
Titulli? Na kanë ikur 4 lojtarë, kanë qenë më të mirët të momentit në Shqipëri. Partizani lufton gjithmonë për kampion. Sot e treguam që e kemi ekipin dhe asgjë nuk është e pamundur.
Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta. Por kur fiton ekipi çdokush mund të jetë “Lojtari i Ndeshjes”. Janjeva dhe Podstrelu bënë gol dhe mund të dilnin ata të tillë. Luftuam deri në fund dhe besoj se bëra mirë sot”, u shpreh Preka për RTSH.