Realizoi tripletë golash, Balaj: Të mbaj veshur fanellën e Vllaznisë nuk ka stimul më të madh. Pa ndihmën e skuadrës është e pamundur t’i fitosh këto trofe”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Skënderbeu është mundur ditën e sotme në shtëpi nga Vllaznia me shifrat 0-4 në stadiumin “Skënderbeu”. Kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj, rrëmbeu skenën mbrëmjen e sotme, teksa realizoi tripletë golash, padyshim duke u shpallur dhe “Lojtari i Ndeshjes”.Pas ndeshjes, Balaj deklaroi për “RTSH”:

“I lumtur për fitoren në radhë të parë. Të tillë gola marrin vlera mjaft të mëdha, më vjen mirë për këtë tregolësh të parë që po shënoj me Vllazninë. 

Ne sulmuesit e dimë mirë, nganjëherë të zvogëlohet porta. E rëndësishme është që po shënoj, jemi kthyer te fitoret dhe rezultatet pozitive. Të mbaj veshur fanellën e Vllaznisë, për mua nuk ka stimul më të madh.

Tërheqja nga Kombëtarja? Urdhri i dytë e anulon të parin.  

Nuk e di kush është fitues i “Topit të Artë”. Për mua si lojtar rëndësi ka trofetë dhe çmimet me Vllazninë. Pa ndihmën e skuadrës është e pamundur t’i fitosh këto trofe”, u shpreh Balaj.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img