Pas publikimit të gjyqtarëve të rinj ndërkombëtarë Europianë për vitin 2025, FIFA ka publikuar emrat e atyre asistentëve që kanë arritur statusin e ndihmës arbitrit të FIFA-s për vitin 2025 në kuadër të konfederatës së UEFA-s.
Ndër asistentët e përzgjedhur këtë vit është dhe arbitri i kolegjiumit të Lushnjes Marjus Qose i cili pas performancës së shkëlqyer në Superiore dhe Kategorinë e Parë, institucioni më i lartë i futbollit Europian i beson stemën e FIFA-s arbitrit Marjus Qose.
Për ata që nuk e njohin këtë asistent Veriu Sport ju sjellë enkas portretin e tij që vijon si më poshtë.
Marjus Qose, i lindur më 2 prill 1990 në Lushnjë, ka përfunduar shkollën profesionale “Hasan Gina” Lushnjë për ekonomi financë-bankë.Vazhdon studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Kamzës UBT në degën e Financës dhe Kontabilitetit në vitin 2012. Ndjek studimet master në të njëjtën degë dhe universitet, duke përfunduar programin shkencor në vitin 2014. Më pas, ndjek studimet për Drejtësi në Kolegjin Universitar “Ëisdom”, duke filluar në vitin 2017 dhe përfunduar me diplomën Bachelor në vitin 2020. Në vitin 2021, nis studimet për Master Shkencor në Drejtësi në të njëjtin kolegj, diplomuar më 2023 për Drejtësinë Penale.
Falë arritjeve të mëdha dhe notave të larta në këtë fakultet, kandidat dhe për Shkollën e Magjistraturës. Tani,jo vetëm në drejtësi në fushën e lojës, por edhe ne sistemin e Drejtësisë.
Marjus Qose ka pasur një karrierë futbolli duke luajtur me ekipe të moshave deri në U17, nga ku u tërhoq për t’u bashkuar Kolegjiumit të Arbitërve Lushnje. Ai filloi shërbimin si asistent arbitër që nga viti 2006 dhe ka asistuar fillimisht tek moshat deri në Kategorinë e Dyte. Pas 10 vitesh përvoje, Qose u kualifikua për të ngjitur në Kategorinë Superiore në sezonin 2015-2016.
Në moshën 25 vjeçare, Marjus Qose bëri debutimin e tij në Kategorinë Superiore në një ndeshje të njohur si klasikja e futbollit Shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës. Aktualisht, ai është i vetmi arbiter i kolegjiumit tonë që është aktiv në sistemin VAR, duke spikatur për numrin e lartë të ndeshjeve. Ka asistuar në mbi 100 ndeshje në Kategorinë Superiore dhe me mbi qindra ndeshje të tjera në kategoritë më të ulëta dhe moshat.
Qose ka veçuar ndeshjen më të rëndësishme në karrierën e tij me Luftëtarin e Gjirokastrës dhe Apoloninë e Fierit, ku vendosej kush do të shpallej kampion i Kategorisë së Parë dhe do të ngjitej në Kategorinë Superiore. Ai vlerëson maksimalisht çdo ndeshje dhe përpiqet të jetë i saktë në çdo gjë që bën. “Puno me qetësi dhe lejo suksesin të jetë zhurma jote,” thotë Qose për qëndrimin ndaj sfidave të përditshme.
Përveç suksesit në sport, Qose shquhet edhe për fillimin e rrugëtimit në biznes që nga viti 2005, duke u bërë një biznesmen i njohur në fushën e telekomunikacionit dhe elektroshtëpiakeve, drejtues i linjave telefonike dhe elektronike.
I martuar dhe baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, Marjus Qose përfaqëson një histori të vërtetë suksesi.
Fatos LAMAJ