Teuta ia ka dalë të fitojë me përmbysje spektakolare në ndeshjen përballë Dinamos. Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, durrsakët triumfuan 2-3 pas një disavantazhi prej dy golash.
Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Teutës, Edi Martini.
“Edhe në pjesën e parë që kryesoi Dinamo, ne luajtëm shumë mirë. Në pjesën e parë nuk meritonim të ishim në humbje. Pas golit të dytë, kontrolluam dhe luajtëm më mirë se kundërshtari. Pasi shënuam golin e parë kisha besimin që nuk të humbisnim. Kisha besimin që do ta fitonim këtë sfidë dhe lojtarët meritojnë një bravo, është meritë e tyrë.
A mendon se duhet patjetër një golashënues me eksperiencë që Teuta të jetë dhe pretendente? Është e vërtetë që na duhet një sulmues goli. Kjo që thoni ju i duhet çdo ekipi. Por më shumë se gjithçka vlen grupi dhe karakteri i grupit. Kjo më kënaq, për të tjerat do të presim deri në janar. Ajo që duhet të korrigjojmë është pësimi i dy golave. Kemi dhe probleme në fazën difensive. Ajo që duhet të punojmë është të mos pësojmë gola. Ajo që më dhemb më tepër është pikërisht pësimi i 2 golave.
Dy gola ku gaboi mbrojtja juaj…si i përjetove në ato momente? Është një moment që duhet ta rregullojmë me patjetër. Pasi dinamo shënoi golin e parë, lojtarët luajtën mirë, por pësimi i golit të dytë erdhi nga një gabim në rreshtim. Në atë ardhmen këto gabime duhet t’i rregullojmë. Do kohë ambientimi edhe ndryshimi i skemës. Fitorja mbyll shumë vrima.
A beson se mund të përballë kjo Teutë çdo skuadër? Besoj se e kemi bërë. E kemi bërë edhe me Egnatian. Çdo ekip në Superiore mund ta bëjë diçka të tillë. Jemi të gjithë njëlloj. Janë 3-4 ekipe që kanë më shumë kualitete në Superiore. Por jemi të gatshëm të përballemi me çdo skuadër.
Final Four? Nuk jemi nga ato ekipe që kemi pretendim kryesor të kapim katërshen. Deri në janar duhet të mbledhim sa më shumë pikë. Do jemi pretendetë si skuadrat e tjera.”