Saturday, July 27, 2024

(Video)Basket meshkuj-Surprizon Vllaznia. Teuta e milionave konsiderohej favorite, por kuqeblutë e mundin me 17 pikë diferencë

Lexo

Vllaznia-Teuta  82-65 (16-13, 16-15, 21-18, 29-19)

Vllaznia: Redi Rakaj, Elian Memçaj, Sabb Craig, Antonio Shabani, Veton Gjeçaj, Elidon Bitri, Edon Kuçi, Sead Kopliku, Rejan Mbiara, Mateo Bushgjokaj, Bujar Tafa, Xhulio Murrizaj. Trajner: Damian Bekteshi

Teuta: Lito, Kongjoni, Xhaferi, Gorea, Pedcock, Shtini, Amajovi, Shylti, Small, Bacon, Kotobelli, Kamenica. Trajner: Nikola Milatoviç, Napoleon Lalla

Gjyqtarë: Kostandin Canaj, Ersi Vokrri, Serxho Gjoni. Vëzhgues i FSHB: Salvator Kurti

Java e tretë e Superligës së basketbollit, përballi në Shkodër, Vllazninë dhe Teutën. Parë në pozitat që gjenden skuadrat përkatëse, me Vllazninë e shoqëruar me probleme jo të pakta organizative, sidomos ato të aspektit financiar dhe Teutën e mirëfinancuar, me tre basketbollistë të huaj në formacion, favoritë kryesorë për fitimin e kësaj ndeshje ishin durrsakët.

Nën presionin e potencës së kundërshtarit ishte trajneri i Vllaznisë, Damian Bekteshi, i cili në prononcimin e dhënë një ditë përpara ndeshjes, fliste me rezerva, ku premtimi tij i vetëm ishte që Vllaznia do të futej në fushën e lojës me objektivin për të dhënë më të mirën e tyre.

Por, ndeshja tregoi të kundërtën, pasi kuqeblutë surprizuar me lojën e tyre plot grintë, harmoni dhe kolektivitet duke sfiduar skuadrën kundërshtare. Pasi ka fituar periodën e parë me rezultatin 16-13, Vllaznia fiton edhe të dytën 16-15 duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh prej katër pikësh, 32-28.

Vllaznia vazhdon të luaj mirë edhe në periodën e tretë teksa shkëputet deri në 10 pikë, por Dinamo rikuperon, barazon dhe madje kalon edhe në avantazh. Megjithatë, Vllaznia ia del për të rimarrë kryesimin, dhe duke e mbyllur me fitore perioden e tretë 21-18 e çon avantazhin në shifrat 53-46.

Ajo që i jep suksesin ekipit kuqeblu është perioda e katërt, ku falë preçizionit në distancë me tre pikëshat e realizuar nga Rakaj, Memçaj, amerikani Sabb, Shabani, Gjeçaj, avantazhi thellohet deri në mbi 20 pikë.

Një avantazh ky që krijon entuziasëm dhe duatrokitje nga tifozëria shkodrane e pranishme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ndërkohë, nga ana tjetër ky disavantazh kaq i thellë i skuadrës durrsake lë të zhgënjyer presidentin e Teutës, Arqile Gorea, i cili është parë të largohet nga pallati i sportit përpara se të mbyllej koha e rregullt e të gjithë ndeshjes, ku tabela elektronike fikson shifrat, Vllaznia 82 dhe Teuta 65.

Për t’u theksuar dhe vlerësuar njëkohësisht është vendimi i trajnerit Damian Bekteshi, i cili pas sigurimit të avantazhit të thellë, në pesë minutat e fundit ka hedhur në fushë, elementin e stolit, 16, 17 dhe 18 vjeçar: Edon Kuçi, Sead Kopliku, Rejan Mbiara, Mateo Bushgjokaj, Bujar Tafa, Xhulio Murrizaj, të cilët me veprimet e tyre cilësore, por edhe duke shënuar siç ishte tre pikëshi i Mbiarës, janë një garanci e së ardhmes së Vllaznisë, e cila së bashku me pjesën tjetër të titullarëve: Redi Rakaj, Elian Memçaj, Sabb Craig, Antonio Shabani, Veton Gjeçaj, Elidon Bitri, nëse vijon të luajë ashtu si me Teutën, pritet të sfidojë edhe skuadrat e tjera pretendente të Superligës.

(Video) Ndeshja, Vllaznia-Teuta, basket meshkuj, 82-65. Pjesa e dytë, transmetim me koment.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img