Saturday, July 27, 2024

Rikthehet Abissnet Superiore, Martini debuton me fitore te Teuta

Lexo

Pas një pauze prej afro një muaji, ditën e sotme është rikthyer Abissnet Superiore teksa janë luajtur dy sfidat e para të javës së 13-të. Bie në sy suksesi i Teutës në transfertë ndaj Kukësit me rezultatin 0-1, teksa golin e vendimtar të sfidës e shënoi Lorenco Vila në minutën e 61-të. Ndërsa Kukësi shkon në kuotën e pesë ndeshjeve pa fitore, nga të cilat ka plot katër humbje. Aktualisht, verilindorët e drejtuar nga trajneri Enkeleid Dobi mbeten në kuotën e 12 pikëve në vend të tetë.

Edi Martini është rikthyer me fitore në krye të Teutës, për “Oversport” tekniku i durrsakëve theksoi:

Fitorja? “ E rëndësishme ishte fitorja dhe shyqyr ia dolën. Ishte e vështirë duke parë edhe situatën e Kukës.

Pjesa e dytë çfarë ndryshoi me futjen e Grudës? E kishim menduatr diçka të tillë e cila më pas funksionoi.

Sa do iu ndihmojë kjo fitore në vazhdim? Kemi diskutuar me cunat dhe ne e dimë se fitorja na duhet. Por asesi nuk duhet të kenaqemi sepse nuk na lejohen gabimet. Futbolli do karakter të fortë dhe unëia njoh të dhënat e cunave dhe mund të bëjmë mirë, prandaj jam rikthyer. Futbolli është karakter, diçka të tillë po e shikojmë edhe në Kupën e Botës.  Maroku eliminoi skuadra të mëdha”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img