Teuta fitoi me shumë vuajtje ndaj Bylisit në Niko Dovana dhe i largohen zonë së rrezikut. Pas ndeshjes, trajneri Martini dha intervistën e tij:
“Fitore e vuajtur, e dinim që ishte e vështirë. Në pjesën e parë ishim më të kujdesshëm dhe u rreshtuam me 3-5-2. Në të dytën ndërruam skemën dhe morëm ritëm por lodhja dukej pasi kemi shumë ndeshje dhe i komplimentoj lojtarët.
Kur ke ndeshje të njëjtët lojtarë është problem kurse Ballshi kishte lojtarë të freskët. Disa gabime tona mund të dënoheshin por e rëndësishme është fitorja në fund. Sot e merituam fitoren. Ne luajm me 3-5-2 cdo ndeshje pasi kemi qenë të detyruar. Në të dytën luajtëm 4-2-3-1 për të sulmuar më shumë. Nuk është se ky ekip kur luan me Tiranën është ndryshe por është lodhja që ndikon.”