Saturday, April 20, 2024

Shensoj pas humbjes: “Krijuam më shumë raste se Teuta por nuk ia dolëm”

Lexo

Teuta ka arritur që të fitojë kundër Bylisit në shifrat 1-0 në Niko Dovana. Pas ndeshjes, trajneri Shensoj i zhgënjyer dha intervistën e tij:

“Jo vetëm barazim por erdhëm për të fituar por nuk ia dolëm. Dy ndeshje me Vllazninë dhe Kastriotin morëm 6 pikë, ishim me vetëbesim dhe sot erdhën për të fituar por nuk ia dolëm. Urime Teutës për fitoren por ne krijuam raste pafund. Problemi ishte te realizimi, nuk arritëm të shënonim. Kemi punë shumë për të bërë. Duhet të vazhdojmë të përfaqësojmë lojë pozitive me mentalitet fitues.

Për filozofinë time unë luaj gjithmonë për të fituar. Ne krijuam më shumë raste se Teuta por ata shfrytëzuan një rast edhe shënuan me kokë. Ishte një dobësi nga Adili, Janku dhe Zguro të pësohet ai gol me kokë. Bylisi do vazhdojë të luajë me lojë të mirë e jo të mbyllet mbrapa. Pikët janë të rëndësishme por filozofia është me lojë 90 minuta të dominuara.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img