Sunday, December 22, 2024

Martini: “Nuk e humbën ndeshjen, arbitri i VAR më kërkoi falje për golin e anulluar, është e pafalshme”

Lexo

Sida mes Teutës dhe Dinamos përfundoi me fitoren e dinamovitëve me rezultatin 1-2. Pas kësaj sfide, për MCN TV ka folur trajneri i Teutës, Edi Martini:

“Nuk e humbëm ndeshjen. Mendova ishte ofside por takova arbitri e VAR dhe më tha më fal. Të thotë në minutën e 90 është çmenduri, të kesh 5 telekamera. Dakord anësori, por të vijë ky dënim nga VAR është e pafalshme.

Ne pjesën e parë humbëm 3-4 raste për të shënu. Pjesën e dytë ushtruam presion, thashë mungon lojtari gol. Por të vret goli i anuluar dhe të kërkojë arbitri falje është e pafalshme. Shiheni si të doni është jashtë çdo logjike.

Ishin mungesa në minutat e fundit dhe Karabeci. S’kishim Iljazin, Kotobellin. Pjesën e parë kur pësuam gol ndërruam skemë. Megjithatë janë gola naivë që mund të evitohen. Humbim shumë raste dhe kur nuk shënon kalon në nervozizëm le hapësira. Luajtëm më mirë se Dinamo, por nuk vlen asgjë.

Unë di dhe njerëz që kanë bërë gabime më të mëdha dhe thonë më fal. Unë mund ta kuptoj fajin, por jo kur është në televizor. Anësori dhe kryesori mund të gabojë, por VAR. Kjo është ajo që më shqetëson, është e pafalshme.

Do të ketë 2024, më të mirë se është tani. Do më kujtoni se prap pretendojmë të shkojmë në vendin e katërt.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img